Vendosni fjalën kyçe....

Një episod mbi shëndetin mendor


Nga Rezearta Caushaj

EPISODI II.
Sot është Dita Ndërkombëtare për Ndërgjegjësimin mbi Shëndetin Mendor.

Në funksion të saj, do të doja të ndaja një episod, që ka ndodhur fill pas denoncimit tim për trajtimin e personave që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor si dhe familjarët e tyre.
Po bëhesha gati për një intervistë pak ditë mbas “rrëfimit” tim virtual, isha vonë dhe mora një telefonatë nga një numër i panjohur.

Personi në anën tjetër të linjës po qante me dënesë teksa tentonte të prezantohej.Më tha mes lotësh se ishte doktoreshë Laureta Selimaj, psikiatre dhe më pyeti se mbase kisha dëgjuar për të përmes nënës sime.

Zonjën e njihja nga larg, por jo personalisht dhe kishte të drejtë, më shumë përmes nënës sime.
Në rrëfimin tim kisha përmendur se ishte përpjekur, jo pak herë të na ndihmonte, duke rekomanduar shtrimin e vëllait kur ai kishte patur shumë nevojë, por pa bereqet përkundër frymës armiqësore të disa personave të tjerë me përgjegjësi në spital.

Më informoi se drejtori i spitalit z.Kujtim Llapi, kishte bërë mbledhje urgjente në spital për të diskutuar mbi imazhin e dëmtuar të spitalit. Aty, njëra nga doktoreshat e prekura nga rrëfimi, Diana Brahimuço, i kishte thënë drejtorit se fajin e kishte Laureta (zonja në telefon), e kishte akuzuar si frymëzuese dhe e kishte ofenduar.

Në referim të një artikulli tim që përmendte detyrimin ligjor për të mbajtur pacientin nën vëzhgim 24 orë kur paraqitet në urgjencë, po kjo doktoreshë kishte akuzuar kolegen se kishte dhënë informacione që nuk i dinte kush përveç stafit të spitalit.Përkundër kësaj, drejtori nuk kishte reaguar.

E pyeta dr. Lauretën nëse kishin diskutuar incidentin me familjen time e veçanërisht pacientët, vëllain dhe babain, por më tha që nuk u diskutua.

Shqiponja Rrapaj e kishte mohuar ofendimin ndaj pacientit. Pyeta nëse drejtori kishte kërkuar ballafaqim me kamerat, më tha se nuk kishte kërkuar asgjë të tillë.

Dr. Laureta Selimaj, ende e tronditur nga trajtimi, më kërkoi të kontaktoja drejtorin për ta siguruar që ajo nuk kishte gisht në rrëfimin tim, të cilin as kishte mundur ta lexonte, megjithse kolegët po e diskutonin pa pushim.

Ndalemi pak këtu.

Në radhë të parë, mbledhja nuk ishte bërë sepse personave të shëndetit mendor nuk u ishte dhënë shërbimi i detyrueshëm sipas ligjit apo sepse ata së bashku me familjarët ishin përzënë me ceremoni,por sepse spitalit i ishte prishur imazhi.

Së dyti, një detaj i vogël zbulon se znj. Brahimuco mendon se ligji dhe rregulloret mbi shëndetin mendor janë pronësi e saj dhe nëse nuk kalojnë nga ajo, personat e tjerë nuk kanë si të njihen me përmbajtjen e tyre. Ndërkohë që ato gjenden lehtësisht me një kërkim në google.
Së fundmi, pretendimi se unë, me një histori prej 3 dekadash me Spitalin Psikiatrik Vlorë, kisha nevojë për dikë që të më frymëzonte të shkruaja diçka, për të cilën jam gatitur e tërhequr disa herë, ishte përtej qesharakes.

Gjithsesi, e mora z. Kllapi duke u prezantuar shkurtimisht dhe duke i thënë se e ndjeja për detyrim moral ta siguroja se znj. Selimaj nuk kishte të bënte aspak me historinë time.Ai nuk më tha të njohur, por më tha që do të verifikonte. Ishte e qartëqë donte të më injoronte, ndaj edhe unë nuk ia zgjata fare. I urova punë të mbarë dhe e mbylla.

Asnjë masë nuk është marr as për familjarët e mi, as për abuzimin që zonja Brahimuço vazhdon e ushtron ndaj koleges së saj apo edhw kolegëve të tjerë sipas burimeve të mia, megjithëse është raportuar disa herë në drejtori.

Kjo e fundit mban postin e nëndrejtoreshës, megjithëse në QKEV rezultonte me specializimtë papërcaktuar deri në vitin 2016 e më pas rezulton në listën e mjekëve me specializim minimal, psikiatri infantile ose trajtimi i rasteve të problemeve të shëndetit mendor mes fëmijëve dhe adoleshentëve. Vetëm se në spitalin e Vlorës kjo kategori nuk trajtohet fare dhe referohet direkt në Tiranë, por prej vitesh kjo zonjë ka trajtuar pacient të rritur.

Zonja Shqiponja Rrapaj, nga ana tjetër, ka dal në pension prej 7 vjetësh dhe vazhdon si shefe pavioni, e rikonfirmuar sërish kohët e fundit në detyrë
Tani, si mund të flasim për ndërgjegjësim për problemet e shëndetit mendor në këtë pikë?!

Vazhdojmë me episodin e III një tjetër ditë.

PS: Dritan Zagani, Emiliano Nuhu dhe Laureta Selimaj janë ata që bëjnë punën, ndihmojnë dhe shërbejnë. Dhe janë ata të cilëve u drejtohet gishti si fajtor sa herë sistemi i korruptuar deri në palcë, ekspozohet

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *