
Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, iu kundërpërgjigj në Kuvend deputetit socialist Ardit Bido, pasi ky i fundit akuzoi “partizat e vogla” se munguan kur diskutohej për gjenocidin ndaj çamëve.
Muçi tha se deputetët socialistë votuan kundër rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë në tetor të vitit të kaluar dhe kritikoi qeverinë për mungesën e një reagimi më të fortë ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviç.
“Është fakt që në tetor të vitit të shkuar ngritët kartonin e kuq kur u votua rezoluta e gjenocidit serb në Kosovë. Për një deklaratë shoviniste për spastrim etnik ju mjaftoheni me përgjigjen e mefshtë të ministrit tonë të Jashtëm dhe nuk mbani qëndrim.
Kosova e ka shpallur non grata. Shoku Bido, na ke munguar! Shumë gabim që e le vetëm Taulant Ballën se s’kishte kush ta mbronte! Unë s’merrem me salcat e sufllaqeve të Bidos. Braçe, po ke gjë për të thënë thuaje në mikrofon”, tha Muçi.