
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të partisë, duke zgjedhur tre nënkryetarët e rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit.
Mbledhja, e cila zgjati deri në orët e para të mëngjesit, u mbyll me shpalljen e rezultateve përfundimtare nga Komisioni Zgjedhor i Këshillit Kombëtar.
Nënkryetarë të Partisë Demokratike u zgjodhën:
- Belind Këlliçi
- Nikola Kedhi
- Erisa Bajaziti
Sekretariati i ri i Partisë Demokratike:
- Sekretar i Përgjithshëm – Flamur Noka
- Sekretar Organizativ – Klevis Balliu
- Sekretar për Burimet Njerëzore – Andi Mustafaj
- Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore – Marash Logu
- Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun – Viola Kapedani
- Sekretare për Organizatat Partnere dhe Shoqërinë Civile – Eva Metaj
- Sekretare për Integrimin Evropian – Fjoralba Dizdari
- Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën – Ethem Aga
- Sekretar për Dixhitalizimin – Etion Kapedani
- Sekretar për Infrastrukturën dhe Territorin – Gentian Kaprata
- Sekretare për Çështjet e Pronave dhe Luftën kundër Korrupsionit – Endira Bushati
- Sekretar për të Drejtat e Njeriut – Franc Nuri
- Sekretar për të Përndjekurit Politikë – Shkëlqim Lepenica
- Sekretar për Pushtetin Lokal – Ylli Asllani
- Sekretar për Aksionin Qytetar – Erges Eskiu
Gjithashtu, Këshilli Kombëtar zgjodhi edhe përbërjen e re të Komisionit të Apelimit, i cili do të përbëhet nga:
- Adriana Kalaja
- Besart Logu
- Shaqir Manjani
- Suina Asllanaj
- Gentian Koçi
Me këto zgjedhje, Partia Demokratike përmbyll procesin e riorganizimit të strukturave të saj drejtuese, duke konsoliduar ekipin që do të drejtojë partinë në vijim.