Vendosni fjalën kyçe....

PD përmbyll ristrukturimin, zgjidhen nënkryetarët, Sekretariati dhe Komisioni i Apelimit



Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të partisë, duke zgjedhur tre nënkryetarët e rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit.

Mbledhja, e cila zgjati deri në orët e para të mëngjesit, u mbyll me shpalljen e rezultateve përfundimtare nga Komisioni Zgjedhor i Këshillit Kombëtar.

Nënkryetarë të Partisë Demokratike u zgjodhën:

  • Belind Këlliçi
  • Nikola Kedhi
  • Erisa Bajaziti

Sekretariati i ri i Partisë Demokratike:

  • Sekretar i Përgjithshëm – Flamur Noka
  • Sekretar Organizativ – Klevis Balliu
  • Sekretar për Burimet Njerëzore – Andi Mustafaj
  • Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore – Marash Logu
  • Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun – Viola Kapedani
  • Sekretare për Organizatat Partnere dhe Shoqërinë Civile – Eva Metaj
  • Sekretare për Integrimin Evropian – Fjoralba Dizdari
  • Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën – Ethem Aga
  • Sekretar për Dixhitalizimin – Etion Kapedani
  • Sekretar për Infrastrukturën dhe Territorin – Gentian Kaprata
  • Sekretare për Çështjet e Pronave dhe Luftën kundër Korrupsionit – Endira Bushati
  • Sekretar për të Drejtat e Njeriut – Franc Nuri
  • Sekretar për të Përndjekurit Politikë – Shkëlqim Lepenica
  • Sekretar për Pushtetin Lokal – Ylli Asllani
  • Sekretar për Aksionin Qytetar – Erges Eskiu

Gjithashtu, Këshilli Kombëtar zgjodhi edhe përbërjen e re të Komisionit të Apelimit, i cili do të përbëhet nga:

  • Adriana Kalaja
  • Besart Logu
  • Shaqir Manjani
  • Suina Asllanaj
  • Gentian Koçi

Me këto zgjedhje, Partia Demokratike përmbyll procesin e riorganizimit të strukturave të saj drejtuese, duke konsoliduar ekipin që do të drejtojë partinë në vijim.