Vendosni fjalën kyçe....

“Rama i dha 4 milionë euro koncertit, mua më rimbursuan 60 qindarka për ilaçet e kancerit” – Denoncimi


Një qytetare akuzoi kryeministrin Rama se ndërsa po paguan 4 milionë euro për koncertin e Kanye West, nuk ka rimbursuar barnat e saj, si paciente e prekur nga kanceri.

Tejet e revoltuar, ajo rrëfeu kalvarin e saj nëpër spitale e farmaci ndërsa shteti e ka rimbursuar me vetëm 60 qindarka.

“Këtij nuk e meriton t’i thuash kryeministër, është palaço. Sot kur ai jep gjithë ato para për një koncert, unë sot kam vajtur të marr ilaçet e kancerit. Më kanë kompensuar vetëm 60 qindarka. Turp.” deklaroi ajo përpara turmës së heshtur nga dhimbja. I kam blerë 22 mijë lekë, sot i mora 21 mijë lekë e 14 qindarka. E kuptoni çfarë leverdie më ka bërë mua ai njeri. T’i thërrasë mendjes sa më shpejt e të japë dorëheqjen dhe të çlirojë këtë popull dhe Shqipërinë. Dorëheqje.” – tha gruaja në protestë.