Vendosni fjalën kyçe....

Tritol makinës në Shkodër, shpërthimi shkakton vetëm dëme materiale


Një sasi e dyshuar lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në një automjet në fshatin Gimaj, në Shkodër, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Automjeti është në pronësi të shtetasit me iniciale L.F., ndërsa pas njoftimit shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes.

“Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar motivet dhe përgjegjësit e kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e Policisë.