Vendosni fjalën kyçe....

Autokolona e diasporës mbërrin në Lezhë, nis mobilizimi për protestën e 35-të para Kryeministrisë



Teksa kanë mbetur vetëm pak orë nga protesta e paralajmëruar para Kryeministrisë, autokolona e mjeteve të diasporës që po vjen në Shqipëri nga veriu ka mbërritur në Lezhë.

Protesta e sotme shënon ditën e 35-të të mobilizimit qytetar, ku pjesëmarrësit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, hetimin e tij dhe të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Organizatorët kërkojnë gjithashtu ngritjen e një sistemi të ri politik dhe, pas dorëheqjes së qeverisë, krijimin e një qeverie tranzitore apolitike që, sipas tyre, do të përgatisë vendin për zhvillimin e zgjedhjeve të lira.