
Sot, në orën 19:00, do të zhvillohet protesta e 34-të masive kundër qeverisë, ku qytetarët do të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit do të grumbullohen në sheshin “Skënderbej” dhe më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë.
Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke theksuar se protestat do të vijojnë deri në largimin e Ramës, ndërsa thirrjet “Ju erdhi fundi”, “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg” nuk kanë munguar asnjë ditë.