Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Tepelenë, humb jetën një person, plagoset një tjetër


Një atentat me armë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tepelenë ku për pasojë ka humbur jetën një person dhe është plagosur një tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në dale të qytetit, ku i vrarë ka mbetur 46-vjeçari i identifikuar si Artur Bresha, ndërsa u plagos vëllai i tij, 42-vjeçari Artan Bresha, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, raporton BalkanWeb.

Dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë një konflikt për motive banale, ndërsa policia po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e  autorit, apo autorëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *