Vendosni fjalën kyçe....

S’lëvizim deri në lirimin e shokëve tanë” – Protestuesit tubohen para Policisë së Tiranës


Dhjetëra qytetarë janë mbledhur para Drejtorisë së Policisë Tiranë pas ndalimit të disa protestuesve.

Ata kërkojnë lirimin e menjëhershëm të tyre ndërsa deklarojnë se nuk kanë ndërmend që të tërhiqen deri në lirimin e tyre.

Më herët, pas shoqërimit të gjithsej gjashtë personave në lidhje me incidentet ku u hodhën vezë ndaj automjeteve të deputetëve, turma u mblodh sërish përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Aty u dëgjuan edhe thirrje në kor si “arrestoni Ramën”, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, në ambientet e policisë kanë mbërritur edhe deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri për të ndjekur situatën nga afër.