
Komisionerja për Zgjerim Kos tha se Rama i ka dhënë garanci se projekti 1.4 miliardë eurosh, i lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan Trump, Jared Kushner, do përmbushë të gjitha standardet mjedisore të BE-së.
“Ne kemi marrë garanci nga qeveria e Shqipërisë se do kryhet një vlerësim i plotë i ndikimit në mjedis dhe se standardet mjedisore europiane do respektohen,” tha Kos në një konferencë për shtyp, shkruan Euronews.
Projekti luksoz i turizmit, me vlerë mbi 1.4 miliardë euro, ka nxitur protesta masive në vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë javëve të fundit. Planet parashikojnë zhvillimin në një zonë të mbrojtur ekologjikisht në bregdetin e Adriatikut.
Javën e kaluar, pas shqetësimeve të shprehura nga ekzekutivi i BE-së për projektin, zëdhënësi i zgjerimit të Komisionit Europian, Guillaume Mercier, paralajmëroi se autoritetet shqiptare duhet të “veprojnë pa vonesë” për të mos rrezikuar procesin e anëtarësimit të vendit në BE.