Vendosni fjalën kyçe....

Efektivi i Policisë Rrugore vetëvritet me armën e shërbimit në Tiranë



Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një efektiv policie dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke përdorur armën e shërbimit.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është një punonjës policie 34-vjeçar, i cili shërbente pranë Policisë Rrugore në kryeqytet. Ai është gjetur pa shenja jete, ndërsa dyshohet se është vetëvrarë.

Menjëherë pas ngjarjes janë angazhuar strukturat hetimore, të cilat kanë nisur veprimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë akt tragjik.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të hetimeve paraprake.