Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Pogradec–Lin, dy të plagosur transportohen drejt spitalit



Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Pogradec–Lin, në afërsi të fshatit Pojskë.

Sipas informacioneve paraprake, në ngjarje janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, dy persona dyshohet se kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me ambulancë drejt spitalit të Pogradecit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.