Vendosni fjalën kyçe....

Regjisori shqiptar Mario Banushi nderohet me ‘Luanin e Argjendtë’ në Bienalen e Venecias


Regjisori shqiptar Mario Banushi është nderuar me Luanin e Argjendtë në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit të Bienales së Venecias.

Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, ka ndarë lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale ku e veçon si një artist të ri që po spikat në skenën europiane, ndërsa çmimi vetëm e konfirmon talentin e tij.

“Një vlerësim i jashtëzakonshëm për një artist me rrënjë shqiptare në një nga skenat më prestigjioze të artit botëror.

Mario Banushi është nderuar me Luanin e Argjendtë në edicionin e 54-t të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit të Bienales së Venecias.

Sipas motivacionit të jurisë, krijimtaria e tij “çlirohet nga konvencionet e teatrit tradicional narrativ, duke ruajtur një ndjeshmëri klasike në krijimin e imazheve, të ushqyera thellësisht nga kujtesa personale”.

I përket një brezi të ri artistësh që po spikasin në skenën evropiane, duke sjellë një gjuhë teatrale origjinale, poetike dhe thellësisht njerëzore. Ky çmim konfirmon talentin e tij të veçantë dhe rëndësinë e zërave të rinj në zhvillimin e teatrit bashkëkohor.

Urime Mario Banushit për këtë arritje të rëndësishme në Bienalen e Venecias!”, shprehet Gonxhja.