Vendosni fjalën kyçe....

“Nesër sa më shumë kundër antimitingut të Ramës” – Thirrja nga protesta


Një thirrje e fortë është shpërndarë nga protestuesit në prag të tubimit të planifikuar për nesër. Ndërsa revolta kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 12-të, qytetarët po kërkojnë një mobilizim edhe më të gjerë, duke e konsideruar situatën si një reagim ndaj asaj që e cilësojnë si provokim nga kryeministri.

Pas njoftimit të Edi Ramës për zhvillimin e një mitingu në Sheshin “Italia” në të njëjtën orë me protestën, reagimet nga sheshi kanë qenë të menjëhershme.

Organizatorët dhe qytetarët aktivë po u bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve që të mblidhen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me qëllim, sipas tyre, për të treguar forcën përballë asaj që e quajnë “antimiting i Ramës me administratën”.

“Nesër të jemi sa më shumë kundër antimitingut të Ramës me administratën e tij!” është mesazhi kryesor që po qarkullon pas përfundimit të protestës së sotme.

Në këto thirrje i është kushtuar vëmendje e veçantë edhe punonjësve të administratës publike, të cilëve sipas protestuesve po u ushtrohet presion për të marrë pjesë në tubim në mbështetje të pushtetit.

Protestuesit apelojnë që punonjësit e shtetit të mos përdoren si instrument politik, por të bashkohen me qytetarët që kërkojnë ndryshim.