
Kreu i grupit parlamentar të PD-së Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Rama, i cili pohoi se Shqipëria është në sulm hibrid.
Bardhi theksoi se Shqipëria është nën sulmin e arrogancës dhe korrupsionit të qeverisë Rama.
Ai bëri thirrje që qeveria të bëjë menjëherë transparencë mbi përfituesit fundorë të projektit të Zvërnecit.
“Shqipëria nuk është në sulm nga askush, siç thotë Kryeministri. Shqipëria është vetëm në sulmin e arrogancës dhe korrupsionit të Edi Ramës. Mbi protestën e qytetarëve dhe nevojën për transparencën e menjëherëshme që duhet të bëhet për përfituesit fundorë të projektit në Zvërnec!” – tha Bardhi në Kuvend.