Vendosni fjalën kyçe....

E përplasi makina, ndërron jetë 37-vjeçari në Kurbin


Një 37-vjeçar ka gjetur vdekjen pas një aksidenti në rrugën Laç-Patok.

Viktima me iniciale L.T. është përplasur nga një makinë që drejtohej nga 33-vjecarja A.S. e cila është arrestuar nga policia.

Viktima fillimisht u dërgua në spitalin e Traumës por nuk mundi të mbijetojë.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen A. S., 33 vjeçe, banuese në fshatin Grëz, Fushë-Kuqe, Kurbin, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi. Rreth orës 13:00, të datës 02.06.2026, në aksin rrugor Laç–Patok, automjeti që drejtonte 33-vjeçarja është përplasur me një ciklomotor, me drejtues shtetasin L. T., 37 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, Kurbin. Si pasojë e aksidentit, shtetasi L. T. u dëmtua rëndë dhe u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku, rreth orës 18:40, ka humbur jetën.” – thuhet në njoftimin e policisë.