Vendosni fjalën kyçe....

“Dorëheqje” – Pushtohet bulevardi, kërkohet largimi i Ramës


“Shqipëria është e shqiptarëve, jo e tradhtarëve!”, “Dorëheqje”, “Rama në burg”, Berisha në burg”. Këto janë disa nga thirrjet e qytetarëve në protestën e dytë radhazi para kryeministrisë.

Mijëra qytetarë u mblodhën në Bulevardin Dëshmorët e Kombit për t’u vendosur më pas poshtë zyrës së Ramës, i cili ndodhet pak më tej në 35-vjetorin e themelimit të PS-së.

Qytetarët kërkojnë anulimin e projektit të Zvërnecit, anulimin e ligjit për ndërtime në zonat e mbrojtura dhe anulimi i Paketës së Maleve.

Gjatë tubimit, protestuesit deklaruan se nuk do tërhiqen nga kauza, duke paralajmëruar vijimin e mobilizimit deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

“Nuk e lëshojmë sheshin”, ishte një nga thirrjet më të dëgjuara gjatë protestës.

Kërkesa kryesore e qytetarëve mbetet heqja e gardhit të vendosur në zonën e Zvërnecit dhe pezullimi i projektit.