Vendosni fjalën kyçe....

Rama për Zvërnecin: Çfarë më duhet pushteti, nëse unë duhet të heq dorë nga vizioni që kam ndarë këto vite me ju


Kryeministri Edi Rama reagoi për debatet mbi projektin në Zvërnec, duke thënë se e kupton zemërimin e qytetarëve, por theksoi se ekziston edhe “ana tjetër e medaljes”.

Ai deklaroi se mund të zgjidhte rrugën më të lehtë duke anuluar projektin, por sipas tij kjo do të ishte një humbje e madhe për Shqipërinë dhe brezat e ardhshëm.

Rama shtoi se është i gatshëm të përballet me kritikat dhe akuzat, pasi beson se projekti lidhet me vizionin e tij për zhvillimin e vendit dhe tërheqjen e investimeve të rëndësishme.

“Unë e kuptoj shumë mirë të tërë këtë dhe zemërimin tuaj. Kam dy ditë që e pyes veten dhe po flas hapur, a duhet të tregoj anën tjetër të kësaj medalje, dhe vazhdoni të më ngriti mua tradhtar dhe të shitur te të huajt dhe të oligarkët. Apo mos vallë duhet të them më falni gabuam nuk e gjykuam mirë këtë punë, projekti do të anulohet dhe ju të qetësoheni dhe shijoni fitoren e një kauze që e parë nga ana juaj e medaljes është fisnike dhe un të rri në karrige të shty kohën e pushtetit, me shijen e hidhur të një humbje të madhe për Shqipërinë, për ju, për fëmijët e sotëm të Shqipërisë…Por baltën e marrë në fytyrë që më vjen për ditë mbi të gjallë dhe të vdekur të shtëpisë time nga turilloj që i kam duruar dhe i duroj, pikërisht sepse këtë mision e mbaj përsipër në emër të shumëkujt nga ju që sot i është bashkuar zemëratës në rrjete sociale duke më treguar mua me gisht. Çfarë më duhet karrigia pushteti, nëse unë duhet të heq dorë nga vizioni që kam ndarë me ju gjithë këto vite…Heq dorë nga vizioni ambicioz për ta bërë Shqipërinë një vend që të mos ketë zili askënd. Për çfarë më duhet pushteti dhe karrigia, që të qetësoheni ju dhe më pas të vazhdoni jetën tuaj dhe në vend të atij investimi të jashtëzakonshëm të bëhet copëtimi i radhës….”, tha mes të tjerash ai.