Vendosni fjalën kyçe....

Nga Rithemelimi të Ripërtëritja, Berisha mbledh nesër Kuvendin Kombëtar të PD-së


PD mbledh nesër Kuvendin Kombëtar nën moton “Ripërtëritje”.

Delegatët do votojnë për ndryshimet në statut si dhe Këshillin e ri, por për këtë të fundit lista e kandidatëve mbetet ende mister, pasi selia blu nuk i ka bërë publike zyrtarisht emrat.

Pikat kryesore

Ndryshimet statutore, që kufizojnë rolin e primareve në hartimin e listave të kandidatëve duke shtuar një komision nga partia që bën filtrimin e propozimeve dhe që rrisin kuotat për gratë e diasporën.

Delegatët do votojnë për të zgjedhur anëtarët e Këshillit të ri Kombëtar.