
Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për producentin Petri Bozo, i dyshuar për përfshirje në një aksident rrugor të ndodhur në Elbasan, ku ka humbur jetën një fëmijë 7-vjeçar.
Vendimi është marrë pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë, e cila ka paraqitur provat dhe argumentet për masën e sigurisë. Gjykata ka pranuar kërkesën për lënien e tij në paraburgim.
Mbrojtja e Bozos ka kundërshtuar masën, duke kërkuar një masë më të lehtë sigurie, por trupa gjykuese ka vendosur që ai të qëndrojë në burg.
Hetimet për aksidentin vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.