
Kreu i PD-së Berisha është rikonfirmuar në krye të PD-së.
Vota të vlefshme në votimet e sotme ishin 38 mijë e 902 vota, nga të cilëet Berisha mori 37 mijë vota të vlefshme. Kundër ishin 1055 vota ndërsa 506 abstenuan.
Më herët nga gara ishin përjashtuar ish-deputeti Ervin Salianji, aktivistja Evi Kokalari, ish-kandidatja për deputete Alesia Balliu dhe Mereme Sela.
Më herët nga gara ishin përjashtuar ish-deputeti Ervin Salianji, aktivistja Evi Kokalari, ish-kandidatja për deputete Alesia Balliu dhe Mereme Sela.
Berisha e ka drejtuar PD-në që prej vitit 1991, kur u themelua. Më pas ia la safetën Lulzim Bashës në vitin 2013, pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të atij viti për t’ia rimarrë praktikisht në vitin 2021 në Kuvendin e 11 dhjetorit, nën lëvizjen për Rithemelimin e PD-së.
Kjo u pasua nga përplasje të ashpra me leva, shkopinj bejsbolli e grushte për marrjen e selisë së PD-së nga grupi që mbështeste Bashën. Pas përplasjes pasoi një betejë e gjatë ligjore për vulën, logon dhe selinë me Berishën që triumfoi në vitrin 2024 me vendim gjykate.