Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet helikopteri që mbante kutitë e votimit në Iran, humb jetën një person


Një person ka humbur jetën në Iran pasi një helikopter që mbante vota u rrëzua. Incidenti vjen ndërsa votuesit iranianë zgjodhën presidentin e ri të vendit, Ebrahim Raisi, që do pasojë në detyrë presidentin në largim, Hassan Rouhani.

Helikopteri që mbante kuti votimi u rrëzua në provincën jugperëndimore Khuzestan të vendit, duke lënë një person të vdekur dhe njëmbëdhjetë të plagosur, njoftoi agjencia e lajmeve IRNA, që citon Guvernatorin e krahinës, Qasem Soleimani Dashtaki.

Guvernatori i tha medias se personi i vrarë në përplasje raportohet të jetë një oficer i zbatimit të ligjit, i ngarkuar për të ruajtur kutitë.

Katër kandidatë presidencialë garuan në zgjedhje, gjyqtari i lartë Ebrahim Raisi, shefi i Bankës Qendrore Abdolnaser Hemmati, deputeti Sayyid Ghazizadeh dhe Mohsen Rezaee, kreun e Këshillit të Zhvillimit të Iranit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *