Vendosni fjalën kyçe....

Alarm për eksploziv në Korçë, të pranishme në vendngjarje forcat xheniere


Alarm në lagjen 18 të Korçës, ku policia ka izoluar zonën pas sinjalizimeve për një automjet të dyshimtë të parkuar pranë banesave.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është bërë objekt kontrolli nga policia pasi dyshohet se mund të jetë vendosur lëndë plasëse në të.

 Në vendngjarje kanë mbërritur specialistët anti-eksplozivë, të cilët po kryejnë kontrolle të detajuara për të verifikuar nëse në mjet ndodhet lëndë shpërthyese apo pajisje të tjera të dyshimta.