Vendosni fjalën kyçe....

Takimi i Metës për pandeminë, mjeku: Po punojmë me infermierë që sapo kanë mbaruar shkollën


Presidenti Meta po zhvillon një takim online me mjekë e specialistë lidhur me pandeminë Covid-19.

Mjekët pjesëmarrës në takim kritikuan mënyrën e administrimit të pandemisë nga ana e qeverisë për sa i përket aspektit shëndetësor.

Ata bënë thirrje për një përfshirje të të madhe të mjekëve të familjes dhe shkallëve të tjera përpara se të shkohet menjëherë në spital.

“Po punojmë me infermier që sapo kanë dalë nga bankat e shkollës ndërkohë që të sëmurët me Covid-19 janë të sëmurë me shumë probleme tejet delikate. Duhet një rialokim i burimeve njerëzore. Ku janë shtabet në nivel ministror, në nivel rajonal. Në protokollet e menaxhimit të të sëmurëve duhet përfshirë edhe reanimatori duke qenë se Covid-19 jep probleme të aparatit aspirator. Virusi nuk i përket asnjë kategorie mjekësh në veçanti por një pjese të madhe duke qenë se është sëmundje që shfaq probleme të shumëfishta.” – tha mjeku Artan Harxhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *