Vendosni fjalën kyçe....

Reshjet e shiut risjellin probleme në aksin Librazhd–Prrenjas, pezullohet qarkullimi



Reshjet e shiut, të shoqëruara në disa zona me breshër, kanë shkaktuar probleme në aksin Librazhd–Prrenjas, pranë zonës së Dragostunjës.

Si pasojë e rrëshqitjes së dherave dhe pranisë së inerteve në rrugë, qarkullimi i automjeteve është bllokuar përkohësisht, duke sjellë vështirësi për drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë segment rrugor.