Vendosni fjalën kyçe....

E përplasi motori, humb jetën babai i ministres Pirdeni


Babai i ministres Adea Pirdeni ka humbur jetën në spital, pas një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme. 87-vjeçari Luan Pirdeni është përplasur nga një motor teksa lëvizte me biçikletë në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl”. Drejtuesi i mjetit, 31-vjeçari me iniciale S.M. është ndaluar nga policia.

Më herët, deputetët ndërprenë mbledhjen e Këshillit për Rregulloren dhe Mandatet, sepse thanë se gjendja shëndetësore e babait të ministres është shumë e rëndë dhe disa prej tyre po shkonin atje.

Njoftimi

“Tiranë-Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin S. M., 31 vjeç, pasi në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke drejtuar motomjetin, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi L. P., 87 vjeç. Si pasojë e aksidentit, 87-vjeçari ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.”