Vendosni fjalën kyçe....

BE reagoi pas akuzave të tij për Gonzaton, Berisha: Ambasador i Ramës


Kreu i PD, Sali Berisha, reagoi pas kritikave të BE-së për deklaratat e tij ndaj ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Berisha tha se gjithçka që ka deklaruar bazohet në disa burime dhe se ka respekt për Komisionin Europian dhe ambasadorët.

Megjithatë, ai theksoi se do të vazhdojë të denoncojë ato që i konsideron të padrejta dhe të papranueshme.

“Deklaroj se në mënyrë absolute se gjithçka që kam thënë e kam të bazuar në disa burime.

Kam respekt e simpati për Komisionin Europian dhe ambasadorët. Nuk më ndalon gjë të denoncoj ato që i konsideroj të padrejta.

Nuk kam dëshirë të polemizoj, por nuk bie dakord me akte të pa pranueshme ndaj i kam denoncuar në vijimësi dhe do t’i denoncoj të vërtetat, nuk i fsheh dot. Ndryshe nuk do të isha ky që jam”, tha ai.