Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet seanca në Gjykatën Administrative për padinë e Veliajt ndaj Ols Dados dhe KLP-së



Seanca e zhvilluar këtë të premte në Gjykatën Administrative, ku kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka paditur prokurorin Ols Dado dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, është shtyrë për një datë tjetër.

Sipas raportimeve, gjykata vendosi shtyrjen e procesit pasi KLP, si palë e paditur, paraqiti prapësime të reja gjatë seancës, ndërsa pala paditëse kërkoi kohë për t’u njohur me provat dhe dokumentacionin e depozituar.

Mësohet se seanca e radhës do të mbahet më 19 qershor, në orën 14:00.