Vendosni fjalën kyçe....

Trump paralajmëron tërheqje të mundshme të trupave amerikane nga Italia dhe Spanja



Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi se mund të marrë në konsideratë tërheqjen e trupave amerikane nga Italia dhe Spanja, përcjell Fox News.

Komentet e tij erdhën një ditë pasi ai njoftoi se administrata amerikane po shqyrton një reduktim të mundshëm të pranisë ushtarake në Gjermani.

I pyetur nga gazetarët për mundësinë e një tërheqjeje edhe nga Italia dhe Spanja, Trump u përgjigj: “Po, ndoshta. Pse jo?”

Ai shprehu kritika të drejtpërdrejta ndaj dy vendeve aleate, duke deklaruar se “Italia nuk ka qenë aspak në ndihmë për ne” dhe se “Spanja ka qenë e tmerrshme, absolutisht e tmerrshme”.

Deklaratat e presidentit amerikan vijnë në një moment tensionesh të shtuara në marrëdhëniet me disa vende europiane, ndërsa administrata e tij po rishikon angazhimet ushtarake jashtë vendit.

Një vendim i mundshëm për reduktimin e trupave në këto vende do të kishte pasoja të rëndësishme për arkitekturën e sigurisë në Europë dhe për marrëdhëniet brenda aleancës së NATO.