Vendosni fjalën kyçe....

“Gjyqi ndaj Metës politik, u nis nga Yuri Kim e Altin Dumani” – Kryemadhi


Mbajtjen e kreut të Partië së Lirisë Ilir Meta në kafaz gjatë seancës gjyqësore, ish-bashkëshortja Kryemadhi e quajti presion psikologjik. E ftuar në emisionin Kjo Javë në News24, ish-kryetarja e LSI-së tha se ai u krahasua me një terrorist.

“Pjesa më e madhe që merreshin me pamjen ishte edhe për të krijuar presion psikologjik, qoftë për kafazin është punë  e Ministrisë së Drejtësisë. Mendoj që mediat afër qeverisë e kanë pasur edhe si presion. Sa për Beqajn ka një keqkuptim, sepse tek gjyqi qe ka për sterilizimin duhet të ishte në tavolinë. Pra mendoj që çështjen e kafazit mbajnë një ligj të një terroristi në Francës që kishte vrarë 100 njerëz. Por duhet bërë edhe një analizë që ti që më akuzon dhe më fut në paraburgim, këta gjyqtarët do mbajnë një përgjegjësi, fut njerëzit në burg, shkatërroi jetën . Kush është përgjegjësia jote? Janë mbi 9 vendime të Gjykatës së Strasburgut, cila është përgjegjësia jote kur Strasburgu i rrëzon?”, tha ajo.

Kryemadhi komentoi edhe transformimin fizik të ish-presidentit teksa tha se nuk del në diell dhe se dukej i pagjumë, megjithatë e ka mendjen “snajper”. Ajo nënvizoi se gjyqi ndaj Metës është proces politik i nisur nga ish-ambasadorja amerikan e Yuri Kim dhe ish-kreu i SPAK-ut Altin Dumani.

“Po të shohësh posturën e Ilir Metës është më i drejtë se ce ka patur. Kostumin e ka patur 56 duhet ta kishte 52, nga mendja dhe të shprehurit ishte snajper. Nga imazhi dukej i pagjumë, i bardhë, nuk del në diell dhe ky është një nga problemet qe ka, më kanë thënë dhe fëmijët, kur i ka thënë ish-gjyqtares Irena Gjoka, që  i thonte të bëhej gjyqi në orën 12 sepse ai kishte orën e ajrosjes. Ndjenja e respektit tim si baba i fëmijëve të mi vazhdon, është gjyq politik, proces i inicuar nga Yuri Kim dhe Altin Dumani.” – shtoi Kryemadhi.