
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas incidentit të ndodhur në Uashington, ku një person i armatosur shkaktoi panik gjatë një eventi të organizuar nga Shtëpia e Bardhë, në të cilin ishte i pranishëm edhe presidenti Donald Trump.
Në reagimin e tij, Rama e cilësoi ngjarjen si tronditëse dhe një goditje ndaj vlerave demokratike.
“Tronditëse të marrësh lajmin për një sulm të dhunshëm me armë nga një person i armatosur në një hotel në Uashington, DC gjatë një aktiviteti presidencial me gazetarë. Një sulm i tillë godet lirinë dhe mënyrën tonë demokratike të jetesës kudo. E dënoj me forcë,” u shpreh ai.
Kreu i qeverisë shqiptare theksoi gjithashtu lehtësimin që ngjarja nuk pati pasoja më të rënda për të pranishmit.
“I lehtësuar që Presidenti dhe të gjithë të pranishmit janë të sigurt dhe mirë,” përfundoi Rama.