Vendosni fjalën kyçe....

Përjashtohet nga gara për kreun e PD-së kandidati në Korçë: Më thanë se u bë për balancë fetare


Gara për kreun e Partisë Demokratike në Korçë është shoqëruar me tensione dhe debat, pas përjashtimit të Bravaldi Xhafkës nga lista e kandidatëve. Xhafka mban aktualisht detyrën e Sekretarit Organizativ të degës.

Sipas raportimeve, vendimi është marrë nga drejtuesit Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm Noka.

Zgjedhjet e parashikuara fillimisht për nesër janë shtyrë dhe do të zhvillohen më 3 maj.

Bravaldi Xhafka, i cili kishte shpallur kandidaturën e tij, ka pretenduar se përjashtimi i tij lidhet me arsye fetare, duke ngritur kështu një tjetër polemikë brenda procesit të brendshëm zgjedhor në degën e Korçës, shkruan Shqiptarja.

“Kjo situatë sigurisht që daton një muaj përpara. Na ka ardhur udhëzimi për të zhvilluar zgjedhje për kreun e Partisë Demokratike të degës Korçë. Procedurat janë normale si në çdo degë tjetër. Ka ardhur udhëzimi, që ka kriteret për kandidaturat. Janë ftuar të gjithë demokratët e Korçës që kush ka një plan, një platformë të vijë dhe të garojë siç funksionon në një parti demokratike. Ashtu kam vendosur dhe unë të zhvilloj, të kandidoj me idetë e mia, me vizionin tim dhe me platformën timë që mendoj që ishte një platformë fituese për demokratët e Korçës. Unë kam marrë një argument përjashtues, për çështjen e balancës fetare. Praktikisht është fyese për komunitetin, fyese për atë që unë përfaqësoj. Është fyese për demokratët e Korçës, por realisht kjo është e vërteta.” – tha ai.