Vendosni fjalën kyçe....

“Porti i Durrësit çështje e sigurisë kombëtare, rrezikojmë të mbetemi pa nyje portuale. Rama duhet ndalur” – Çeno


Porti i ri i Durrësit është çështje e sigurisë kombëtare dhe jo thjesht çështje retorike politike, theksoi eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare enri Çeno.

Gjatë një takimi në selinë blu të kreut Berisha me departamentin “brain gain”, Ceno tha se porti i Durrësit është i një rëndësie shumë të made strategjike dhe ka rëndësi për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo janë.

Porti i Durrësit sot nuk është më thjesht një projekt zhvillimi apo një debat ekonomik – është një çështje e drejtpërdrejtë e sigurisë kombëtare. Diskutimi mbi të ardhmen e tij nuk lidhet vetëm me investime apo transformime urbane, por me vetë rolin që Shqipëria do të ketë në rajon. Rreziku që vendi të mbetet pa një nyje të rëndësishme portuale është real, nëse vendimet merren pa një vizion të qartë strategjik dhe afatgjatë. Ky nuk është një projekt për një qytet, për një qeveri apo për një mandat. Është një projekt për të gjithë shqiptarët dhe për të ardhmen e vendit në dekadat që vijnë. Ajo që vendoset sot, në thelb projekton Shqipërinë e 100 viteve të ardhshme. Siç kam theksuar edhe më parë, mënyra se si po trajtohet kjo çështje ngre shqetësime serioze. Nuk bëhet fjalë vetëm për një projekt apo një zhvendosje funksionesh, por për një ndryshim që prek drejtpërdrejt interesat kombëtare dhe balancat në Adriatik.– tha Ceno.

Ai rrëfeu më tej se ka qenë i ndërlidhur me çështjen në fjalë që në verën e vitit 2020. Çeno tregoi se asokohe, bashkë me një grup ekspertësh u përfshi drejtpërdrejt në projekt dhe bashkë me miqtë e tij kishte lobuar në Uashington me të dërguarin special të presidentit amerikan.

Çeno shtoi se projekti i atëhershëm përfshinte zgjerimin e Portit të Durrësit dhe lidhjen e tij me hekurudhë.

“Unë kam qenë pak i ndërlidhur me atë çështje, kështu që po sjell pak, një histori të asaj kohe. Pra, në verën e 2020-ës, unë së bashku me një grup ekspertësh, inxhinierë, një pjesë shqiptarë po edhe disa të tjerë të huaj, jemi përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe kemi projektuar, si të thuash, atë projekt. Unë, bashkë me disa miq të tjerë kemi lobuar në Uashington në atë periudhë aso kohe me, drejtpërdrejtë me të dërguarin special të Presidentit amerikan për çështjet e Ballkanit dhe me çështje, dhe me zyrtarë të tjerë të, të pjesës së sigurisë të Këshillit të Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë.

Kështu që në 4 shtator, doktor, ke pasur edhe përfaqësuesit e partisë në Shtëpinë e Bardhë, në një farë mënyre. Ai projekt, të cilët në një farë mënyre u projektua, përfshinte jo, zgjerimin e Portit të Durrësit, jo thjesht kalimin në një zonë tjetër, po investim në Portin e Durrësit. Kjo do të lidhej në mënyrë të drejtpërdrejtë me hekurudhë, sepse një port pa hekurudhë nuk e ka të njëjtën rëndësi, siç edhe një hekurudhë pa port nuk ka të njëjtën rëndësi.” – shtoi Çeno.

Në fund ai bëri thirrje për të përdorur të gjitha mjetet e nevojshme për të ndaluar projektin e kryeministrit Rama për portin.

“Ato, në atë periudhë ne ia arritëm. Jemi ende në kohë. Por sot ne jemi para një fakti, ku që kjo qeveri dhe ky kryeministër mund të ndalet vetëm përballë një ndërhyrje të madhe politike. Prandaj dhe ky takim unë e shikoj që është i rëndësishëm. Ajo që ne duhet të arrijmë, pra detyra jonë kombëtare, detyra jonë patriotike si popull opozitar, pra e opozitës, i ekspertëve, e jo ekspertëve patronazhistë sigurisht, dhe e shoqërisë civile që e ka këtë lloj ndjeshmërie, të bashkohen, të sjellin, të projektojnë diçka dhe të fillojmë lobimin nëpërmjet rrjeteve, netëork-ut tonë, të cilat sot janë edhe më, më të rëndësishme sesa para gjashtë vitesh. Kështu që unë besoj që kjo është një iniciativë e duhur dhe të gjithë së bashku ne, unë besoj që mund t’ia dalim me sukses, sepse e vetmja mënyrë për të parandaluar këtë kryeministër është që ne të arrijmë të, të implementojmë kapital strategjik. Çfarë do të thotë kapital strategjik? Kapital strategjik, të sjellim korporatat e mëdhaja amerikane apo gjermane.”

Fjala e plotë e Çenos

Porti i Durrësit sot nuk është më thjesht një projekt zhvillimi apo një debat ekonomik – është një çështje e drejtpërdrejtë e sigurisë kombëtare.

Diskutimi mbi të ardhmen e tij nuk lidhet vetëm me investime apo transformime urbane, por me vetë rolin që Shqipëria do të ketë në rajon. Rreziku që vendi të mbetet pa një nyje të rëndësishme portuale është real, nëse vendimet merren pa një vizion të qartë strategjik dhe afatgjatë.

Ky nuk është një projekt për një qytet, për një qeveri apo për një mandat. Është një projekt për të gjithë shqiptarët dhe për të ardhmen e vendit në dekadat që vijnë. Ajo që vendoset sot, në thelb projekton Shqipërinë e 100 viteve të ardhshme.

Siç kam theksuar edhe më parë, mënyra se si po trajtohet kjo çështje ngre shqetësime serioze. Nuk bëhet fjalë vetëm për një projekt apo një zhvendosje funksionesh, por për një ndryshim që prek drejtpërdrejt interesat kombëtare dhe balancat në Adriatik.

Në konceptin fillestar, projekti nuk ishte thjesht zhvendosje e portit, por zgjerim dhe forcim i tij, i lidhur ngushtë me infrastrukturën hekurudhore – sepse një port pa hekurudhë nuk ka peshën e duhur strategjike. Ky vizion parashikonte ndërlidhjen me Kosovën përmes një porti të thatë në Fushë Kosovë, më pas me Nishin dhe më tej me korridoret ndërkombëtare.

Në atë periudhë, kam qenë i përfshirë drejtpërdrejt në këtë projekt së bashku me një grup ekspertësh dhe inxhinierësh, shqiptarë dhe të huaj. Paralelisht, kemi zhvilluar një proces lobimi në Uashington, duke kontaktuar drejtpërdrejt me të dërguarin special të Presidentit amerikan për Ballkanin dhe me zyrtarë të sigurisë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Qasja ishte e qartë: të sinkronizonim interesin tonë kombëtar me interesin strategjik të Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Analizat e kohës tregonin se një kontejner që kalon nga Durrësi drejt Europës Lindore mund të jetë rreth 20% më i lirë se alternativat përmes Roterdamit apo Hamburgut. Pra, tregu ekziston – dhe potenciali është real.

Ky projekt strategjik ka edhe një dimension të fortë gjeopolitik. Ai konkurron në mënyrë të drejtpërdrejtë projektet kineze në portet e Athinës, Selanikut dhe në portet e tjera të Adriatikut. Pikërisht për këtë arsye, ai ka marrë edhe mbështetjen e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat e shohin si një element kyç në garën për ndikim dhe stabilitet në rajon.

Sot jemi në një moment kritik. Nuk mjafton më vetëm analiza apo debati – kërkohet veprim konkret.

Zgjidhja kalon përmes përfshirjes së kapitalit strategjik. Kur flasim për kapital strategjik, flasim për aktorë të mëdhenj ndërkombëtarë – korporata amerikane apo europiane me peshë reale politike dhe ekonomike, si BlackRock dhe të ngjashme – të cilat përmes ndikimit të tyre mund të garantojnë jo vetëm investim, por edhe mbrojtje të interesit kombëtar dhe një orientim të qartë gjeopolitik.

Në këtë kontekst, çdo vendim për Portin e Durrësit duhet të merret me përgjegjësi të plotë, transparencë dhe vizion shtetëror. Sepse në fund, kjo nuk është më thjesht një çështje zhvillimi – është një çështje kombëtare.”