
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka akuzuar qeverinë për keqmenaxhim të projektit të Unazës së Burrelit.
Sipas tij, investimi prej rreth 1.2 milionë eurosh është paraqitur si sukses, por rruga është dëmtuar brenda pak muajsh nga përfundimi.
Këlliçi theksoi se mungojnë ndërhyrjet dhe përgjegjësitë, duke e cilësuar rastin si shembull të dështimit në menaxhimin e fondeve publike.
REAGIMI
Nga fundi i tetorit të vitit të kaluar, Edi Rama mburrej se po përfundonte Unaza e Burrelit dhe nxori foto nga punimet e nga gjithë shtresat, e nga transformimi i madh.
3 muaj më pas Unaza që kushtoi 1.2 milionë euro u shemb në disa vende. Sot, ajo ka degraduar edhe më shumë. Asnjë ndërhyrje, asnjë masë, asnjë përgjegjësi.
Hera e fundit që kryeministri u lidh me këtë projekt ishte për propagandë. Nuk ndjehet më, edhe pse sot fotot e pamjet tregojnë degradimin.
Njësoj si ky rast, është e gjithë qeverisja e rilindjes. Fondet jepen, merren, ndahen, punët nuk bëhen, qytetarët lihen pastaj në fatin e tyre.