Vendosni fjalën kyçe....

Një tjetër pako e dyshimtë pranë zyrave të CNN


Një tjetër paketë e dyshimtë u zbulua të hënën në mëngjes pranë godinës së CNN. “Paketa u gjet në një zyrë postare në Atlanta, ku rrjeti ka selinë”, deklaroi presidenti i CNN, Jeff Zucker. “Nuk ka asnjë rrezik të afërt për Qendrën CNN,” shtoi ai Zucker.

Dy nga bombat e tubave të dërguara javën e kaluar për figurat politike të shquara iu drejtuan CNN-së. Cesar Sayoc, nga Florida, u arrestua dhe u akuzua për dërgimin e pajisjeve. Ishte e paqartë nëse paketa e fundit ishte pjesë e të njëjtit model. Autoritetet thanë javën e kaluar se edhe pas arrestimit të Sayoc, mund të gjenden pajisje shtesë që tashmë ishin vendosur nëpër posta.

Zyra në Nju York të CNN u evakuua për orë të tëra javën e kaluar, mpasi u gjet një nga pako-bombë.

Burimi: The Guardian

 

Lënda shpërthyese që u gjet brenda pakos postare një javë më parë


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *