Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Më 8 maj shqiptarët mblidhen në rrugë për kryengritjen më të fuqishme paqësore kundër Ramës



Kreu i PD Sali Berisha njoftoi se me datë 8 maj do të mbahet protesta e rradhës.

Ai u shpreh se shqiptarët do të mblidhen në sheshet dhe rrugët e Tiranës në kryengritjen më të fuqishme paqësore që ka njohur vendi.

Kryengritja do të mbahet kundër Ramës dhe narkoministrave u shpreh ndër të tjera kreu i Partisë Demokratike të vendit.

Në datën 8 maj shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe sheshet e Tiranës në kryengritjen e tyre më të fuqishme paqësore që ka njohur vendi kundër kreut të organizatës kriminale, kundër Edi Ramës dhe narkoministrave.

Ju jeni dëshmitar se pasi bllokoi arrestimin e Lubi Ballukut, për afera të përbashkëta me Ramën për të cilat në një vlerësim paraprak, prokurori përcaktoi 36 vite burg kërkesën e tij.

Natyrisht nuk kishin më pakt për Ramën në atë mes. Me mandatet e krimit bllokoi arrestimin e Ballukut për të mbrojtur veten”, tha Berisha.