
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi në seancën plenare qeverinë dhe mazhorancën se kanë bllokuar procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimi Europian.
Berisha u shpreh se qeveria po dëmton procesin përmes përfaqësuesve të diskredituar dhe vendimmarrjeve të gabuara, ndërsa kritikoi edhe çmimet e larta të naftës në vend, duke i krahasuar me ato në Maqedonia e Veriut.
“Integrimin europian ju e mbyllët, dërgoni poshtë e përpjetë të deleguara të diskredituara që jo vetëm nuk ju zgjidhin punë, por neverisin të gjithë ata që i takojnë, i bazoni në telefonatat hektike të një njeriu që uroj që të mos i marrë më në telefon, por nuk ky është procesi”,– tha Berisha.
“Po nafta 150 lekë shitet në Maqedoni, sepse ajo mori masa të tjera pas rritjes së çmimeve. Për fermerët shitet shumë më lirë.
E keni shndërruar në një ndëshkim për shqiptarët, a mundet parlamenti të kapërcejë këtë çështje.
Mos harroni një gjë, qëndrimet që mbani ju bëjnë fajtorë”,– shtoi ai.