Vendosni fjalën kyçe....

Gazetari grek e pyet pse janë larguar 500 mijë shqiptarë, Rama: Është normale, kemi qenë në izolim


Kryeministri Rama u pyet në Greqi pse gjatë qeverisjes së tij nga vendi janë larguar 500 mijë shqiptarë. Ai e quajti të pasaktë numrin ndërsa shtoi se kjo është krejt normale për një vend që ka qenë 5- vjet në izolim të plotë.

“Nuk është shifër e saktë, por po, shqiptarët kanë vazhduar të largohen dhe mendoj se është normale për një vend që ka kaluar 50 vjet izolimi të plotë”, tha Rama.

Ai foli edhe për krimin e organizuar teksa pohoi se qeveria po përpiqet t’i japë vendit një gjyqësor të pavarur.

“Kemi probleme dhe po bëjmë gjithçka mundemi që të përmirësohemi në këtë drejtim. Është arritja e një jete t’i japim gjyqësorit pavarësinë e tij. Pasja e një drejtësie të pavarur që është shumë e angazhuar kundër krimit të organizuar, ka bërë ndryshimin”, shtoi ai.