Vendosni fjalën kyçe....

Shefja më e re e kuzhinës në “YouTube” është një këngëtare e njohur shqiptare (VIDEO)


Këngëtarja e dashur e viteve ’80, Nertila Koka i ka munguar prej një periudhe të gjatë publikut shqiptar.

Që prej vitit 1991 Koka u shkëput nga skena dhe prej vitesh jeton në Suedi së bashku me familjen.

Në një lidhje me “Skype” në “Wake Up”, Koka tha se i mungon shumë vendlindja, madje edhe gurët e qytetit të saj.

“Familja sigurisht, por të mungon çdo gjë. Unë sidomos kam kaluar një pjesë shumë të madhe të jetës në Shqipërisë, jam shqiptare, vij çdo vit në Shqipëri. Më mungon Shqipëria, me mungon çdo gjë, më mungon ajo lagjia ime, gurët, ato rrugë ashtu siç janë më mungojnë. Vij shpejt, ky është fat i madh.”, thotë Koka.

Por së fundmi këngëtarja ka gjetur një tjetër mënyrë për t’u rikthyer tek shqiptarët dhe kjo përmes gatimit. Nertila Koka ka hapur kanalin e saj në Youtube, ku publikon recetat e saj dhe përcjell pasionin e saj për gatimin për shikuesit shqiptar.

“Si fillim është iniciativa e vajzave të mia. Ato kanë shumë kohë ëë më thonë pse nuk hap një kanal në youtube se, të mos tregohem modeste, i pëlqejnë gatimet e mia dhe ky ishte shkaku, plus edhe miqtë e mi kur janë të ftuar te unë pyesin gjthmonë për recetat e mia. Kjo ishte arsye, por ishte iniciativa e vajzave. Unë jam pak e rezervuar dhe nuk guxoj shumë por rani që kam hapur kanalin tim në youtube them se vajzat ksihin shumë të drejtë. Reagimi i njerëzve ishte aq i bukur dhe u bëra nostalgjike akoma më shumë, për Shqipërinë, për skenën, për vitet që njerëzit më kishin afër, më transmetonin ndjenjat e tyre. IShte një iniciativë vërtet e bukur dhe i falenderoj vajzat e mia.”, tha Koka.

Këngëtarja tregon se si i erdhi ideja për krijimin e kanalit në “YouTube” në minutën 02:47 të videos së mëposhtme.

Një nga videot e Kokës:

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *