Vendosni fjalën kyçe....

Mbledhja e grupit të PS, Balla: Konkurrojmë për të fituar në 61 bashkitë e vendit


Grupi parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi një takim të drejtuar nga Taulant Balla, ku u diskutua për përgatitjet për zgjedhjet vendore të ardhshme.

Gjatë mbledhjes, u theksua se objektivi i PS-së është fitimi i 61 bashkive në të gjithë vendin.

“PS konkurron për të fituar në 61 bashkitë e vendit. I referohem asaj që është sot. Nga bashkëkryetari i Territoriales jemi njoftuar sot për kalendarin e dëgjesave që lidhet me reformën në 12 qarqet e vendit. Unë hesht të parashikoj sesa do të jetë numri i bashkive, se është çështje i përmirësimit të shërbimit”, tha Balla.

Taulant Balla reagoi ndaj debatit të krijuar pas një statusi të publikuar nga Elisa Spiropali, duke theksuar se diskutimet dhe debatet brenda grupit parlamentar janë normale.

Ai u shpreh se deputetët shpesh paraqesin propozime, amendime dhe kritika për projektligjet në shqyrtim, ndërsa çështjet e ngritura në rrjete sociale nuk i ndjek ai. 

“Kemi pasur shumë debate për çështje të disa ligjeve, koleg të cilët kanë propozuar ndryshime, amendime për disa ligje që janë objekt pune javore të Kuvendit. Është normale që deputet në mbledhjen e grupit parlamentar të kenë propozime, kritika. Këto pastaj në korridore, në rrjete sociale nuk i ndjek unë.

Jua kam thënë. Ne kemi një rregull që në çdo fund sesioni bëjmë një analizë të performancës të punës së çdo deputeti. Kryesia i paraqet grupit një raport. Pastaj kërkohet përmirësim i punës apo çështje të tjera”, tha Balla.