Vendosni fjalën kyçe....

Dy persona ndalohen në Mitrovicën e Veriut, dyshohen për shpërndarje të paligjshme dokumentesh



Dy persona janë ndaluar në Mitrovicën e Veriut, pasi dyshohet se kanë shpërndarë në mënyrë të paligjshme dërgesa postare si punonjës të Postës së Serbisë.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, bëri të ditur se të dyshuarit akuzohen për keqpërdorim të autorizimeve ekonomike. Sipas tij, ata po shpërndanin dokumente për qytetarët, kryesisht vendime që vinin nga institucionet serbe, përfshirë gjykatat dhe kadastrën.

Edhe shefi i Operativës Rajonale në Mitrovicë të Veriut, Petrit Fejza, konfirmoi se policia kishte marrë informacion për shpërndarjen e dokumenteve dhe gjatë kontrollit kishte gjetur materiale të tilla në posedim të tyre.

Pas ndalimit dhe marrjes në pyetje, dy personat janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti tashmë po hetohet nga sektori i Krimeve Ekonomike.