Vendosni fjalën kyçe....

Sjellja e papritur e qenushit me Jezusin e përgjakur – Video


Një video e publikuar në Instagram është shpërndarë dhe komentuar gjërësisht pasi në një moment të papritur një qenush afrohet pranë figurës së Jezusit të përgjakur në një skenë të inskenuar në rrugën e kryqëzimit të tij.

Pamjet e inskenimit, të realizuara si pjesë e ritualeve të Pashkëve, shfaqin aktorët që përfaqësojnë ushtarët romakë të cilët torturojnë Jezu Krishtin, ku në një moment qenushi përpiqet t’i ndalojë ushtarët së ushtruari dhunën duke arritur edhe njërit prej tyre t’ja heqë pelerinën e kuqe të uniformës ushtarake.

Në një moment të dytë qenushi shihet duke lehur teksa Jezusi ndodhet i ulur duke u torturuar dhe në fund goditet me shtizë nga ushtarët.

Ky gjest i thjeshtë u interpretua nga shumë ndjekës si shenjë e pastërtisë dhe ndjeshmërisë së kafshëve, ndërsa komentues të tjerë e kanë cilësuar momentin si “mesazh hyjnor”.