Vendosni fjalën kyçe....

4 mina me telekomandë brenda çantës sportive, arrestohet 52-vjeçari në Lezhë (VIDEO)


Në Lezhë janë sekuestruar nga policia 4 mina me telekomandë dhe është arrestuar një 52-vjeçar. Sipas policisë 52-vjeçari u kap me çantën sportive, brenda së cilës kishte fshehur 4 mina për shpërthim të telekomanduar nëpërmjet celularit, si dhe një sasi prej 130 gram lënde e dyshuar narkotike e fortë Heroinë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni ” Trotyl”, i ndjekur me metoda proaktive

Sekuestrohen 4 mina me telekomandë si dhe rreth 130 gram lëndë narkotike e fortë Heroinë. Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e veprimtarive të kundraligjshme, duke vendosur para përgjegjësisë ligjore autorët e dyshuar, nga Sektori për hetimin e krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, falë një pune profesionale të mirëorganizuar të ndjekur me metoda proaktive disa ditore , u finalizua me sukses operacioni i koduar ” Trotyl”, duke goditur një tjetër rast të tentativës për trafikim të minave me telekomandë.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi :

– A.N. 52 vjeç, banues në Elbasan ( i dënuar më parë ).

Në qytet Lezhë, u kap me çantën sportive, brenda së cilës kishte fshehur 4 mina për shpërthim të telekomanduar nëpërmjet celularit, si dhe një sasi prej 130 gram lënde e dyshuar narkotike e fortë Heroinë.

Veprat penale në ngarkim të tij ” Trafikim i lëndëve plasëse ” dhe ” Prodhim e shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga nenet 282/a dhe 283 të Kodit Penal.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *