
Kosova ka në dispozicion 90 minuta për të shkruar emrin në histori. Kombëtarja e Franko Fodës pret mbrëmjen e sotme në “Fadil Vokrri” Turqinë në finalen play-off me fituesin që kualifikohet në Botërorin 2026.
Kosova arriti një fitore madhështore jashtë fushe ndaj Sllovakisë 3-4 dhe sot në Prishtinë shpreson të bëjë mrekullinë.
Turqia nga ana e saj nuk është kombëtarja e dikurshme që merrte pjesë lehtësisht në botërorë e evropianë megjithatë vjen në Kosovës me jo pak përvojë e cilësi.
Formacionet e mundshme
Kosova: Muric; Dellova, Hajrizi, Hajdari; Vojvoda, Hoxha, Rexhbecaj, Muslija, Gallapeni; Asllani, Muriqi;
Turqia: Ugurcan, Kadioglu, Bardakci, Kabak, Celik; Calhanoglu, Yuksek; Yildiz, Guler, Alper; Akturkoglu.