Vendosni fjalën kyçe....

PS mbledh të shtunën grupin e zgjeruar parlamentar, në fokus raportimet për kadastrën dhe reformën territoriale


Të shtunën pritet të zhvillohet mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku në qendër të diskutimeve do të jenë çështje me rëndësi që lidhen me administrimin e pronave dhe reformën territoriale.

Mbledhja do të hapet nga kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla, ndërsa më pas fjalën do ta marrë kryeministri Edi Rama.

Në këtë takim është parashikuar edhe një raportim nga drejtuesja e Agjencisë së Kadastrës, Lorena Goxhobelli, e cila do të paraqesë ecurinë e proceseve të regjistrimit dhe problematikat kryesore të hasura në terren.

Gjithashtu, pjesë e axhendës do të jetë edhe raportimi i bashkëkryetarit të Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, i cili do të informojë deputetët mbi zhvillimet dhe hapat e ardhshëm në kuadër të kësaj reforme.

 

Agjenda e plotë:

11:00 Hapja e Mbledhjes

Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH, Taulant Balla.

Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH, Edi Rama.

 

Raportime

Raportim i Drejtoreshës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Lorena Goxhobelli

Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

Raportim i Bashkëkryetarit të Komisionit të Posaçëm Arbjan Mazniku

Për Reformën Administrativo – Territoriale

Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

Prezantim i Strategjisë së Komunikimit Erjona Ismaili

Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

Anjeza Maja 5’

Jonida Shehu 5’

Konkluzione

Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH, Edi Rama.

Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH, Taulant Balla.