Aktori dhe mjeshtri i arteve marciale Chuck Norris ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare, ka bërë të ditur familja e tij përmes një deklarate zyrtare.
Në reagimin e tyre, familjarët theksuan rolin e tij jo vetëm si figurë publike, por edhe si njeri i dashur brenda familjes.
“Për botën, ai ishte një artist marcial, aktor dhe simbol force. Për ne, ai ishte një bashkëshort i përkushtuar, një baba dhe gjysh i dashur, një vëlla i jashtëzakonshëm dhe zemra e familjes sonë”, thuhet në deklaratë.
Chuck Norris u bë i njohur ndërkombëtarisht për rolet e tij në filmat aksion dhe në televizion, duke u shndërruar në një ikonë të këtij zhanri. Ai ishte protagonist në serialin e famshëm Walker, Texas Ranger, si dhe në filma të njohur, përfshirë The Way of the Dragon, ku luajti përkrah legjendës së arteve marciale Bruce Lee.
Karriera e tij shumëvjeçare dhe imazhi i tij si figurë e pathyeshme e kthyen atë në një simbol të kulturës pop, duke fituar një vend të veçantë në historinë e kinematografisë botërore.
