Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet një 41-vjeçar në Tiranë, qarkullonte me armë zjarri në automjet


Policia në Tiranë ka arrestuar një 41-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri në automjet. Sipas policisë, gjatë kontrolleve të kryera në automjetin e tij u gjet një pistoletë me krehër dhe fishekë.

Arma ishte fshehur në një hapësirë të improvizuar pranë dorezës së derës së drejtuesit të mjetit.

Njoftimi:

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Doreza”.

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet gjatë kontrolleve nga shërbimet “Shqiponja”, 41-vjeçari.

I arrestuari, për të fshehur armën, kishte improvizuar një hapësirë në derën e automjetit.

Sekuestrohet arma e zjarrit (pistoletë) me krehër dhe fishekë.

Si rezultat i kontrolleve nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të kryera 24/7 dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, me objektiv ndalimin e shtetasve që posedojnë sende të kundërligjshme, u finalizua operacioni i koduar “Doreza”.

Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kryen veprimet procedurale për arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Sh., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrolli në automjetin me të cilin ky shtetas, të ndaluar gjatë natës, në rrugën “Selitë e Vogël”, u gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me krehër dhe fishekë, e fshehur në një hapësirë të improvizuar nga i arrestuarit, në afërsi të dorezës së derës së drejtuesit të automjetit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.