
Sipas Myslim Murrizit, mbrojtja që Rama po i bën Ballukut është në fakt mbrojtje që ai po i bën vetes.
Ai tha se pezullimi i Ballukut mund të mbërrijë te vetë kreu i qeverisë nesër. Ish-deputeti demokrat tha gjithashtu se zyrtarëve që po hetohen prej kohësh duhet t’u hetohet edhe pasuria.
“Rama nuk ka hallin e Belindës fare. Po të ishte Erion Braçe apo dikush tjetër zv/kryeministër, do të mbante të njëjtin qëndrim si më parë. Fakti që Belinda ishte në detyrë dhe SPAK kërkoi pezullim nga detyra tregon se po e frenon sa të mundet larg derës së tij, sepse nëse kalon ajo derë, çështja shkon te dera e tij”, tha Murrizi në News24.