
Garda Revolucionare e Iranit tha të martën se nuk do të lejojë që të transportohet naftë nga Lindja e Mesme nëse sulmet e SHBA-së dhe Izraelit vazhdojnë.
Reagimi i menjëhershëm erdhi nga presidenti Trump ne Truth Social, i cili deklaroi se çdo përpjekje e Iranit për të bllokuar eksportet e naftës përmes Ngushtices se Hormuzit do të përballet me një përgjigje shumë më të ashpër nga SHBA.
Ai shtoi se SHBA do të shënjestrojë edhe objektiva strategjike që, sipas tij, do ta bënin shumë të vështirë për Iranin që të rindërtojë kapacitetet e tij.
Presidenti amerikan theksoi gjithashtu rëndësinë e kësaj rruge detare për ekonominë globale, duke e cilësuar mbajtjen e saj të hapur si një “dhuratë për vendet që e përdorin gjerësisht këtë korridor energjetik”, përfshirë edhe ekonomitë e mëdha si Kina dhe shtete të tjera që varen nga furnizimi me naftë nga Lindja e Mesme.
“Nëse Irani bën diçka që ndalon rrjedhën e naftës brenda Ngushticës së Hormuzit, ai do të goditet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës NJËZET HERË MË FORTË sesa është goditur deri më tani.
Përveç kësaj, ne do të shkatërrojmë objektiva lehtësisht të shkatërrueshëm që do ta bëjnë praktikisht të pamundur që Irani të rindërtohet ndonjëherë, si Komb, përsëri – Vdekja, Zjarri dhe Tërbimi do të mbretërojnë mbi ta – Por shpresoj dhe lutem që kjo të mos ndodhë!
Kjo është një dhuratë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kinën dhe të gjitha ato kombe që e përdorin shumë Ngushticën e Hormuzit.
Shpresojmë që të jetë një gjest që do të vlerësohet shumë. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje! Presidenti DONALD J. TRUMP”